Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Berisha: Yuri Kim i kërkoi SPAK-ut arrestimin tim

Lapsi.al 21 April 2023
Berisha: Yuri Kim i kërkoi SPAK-ut arrestimin tim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u ka kërkuar prokurorëve të SPAK arrestimin e tij. I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Berisha tha se edhe vetë prokurorët do të kishin dashur ta bënin me shumë kënaqësi këtë gjë, por nuk kishin prova.

“Guvernatorja, ja të them unë ty. Zonja Guvernatore shkonte çdo javë tek SKAP-i dhe u kërkonte arrestimin tim. Kërkonte prangosjen time. U thoshte: Pse s’e arrestoni? Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova. S’e bënin dot ata,”- tha Berisha.

Berisha analizoi edhe komentet e zyrtarit amerikan Gabriel Escobar gjatë vizitës së tij në Tiranës disa ditë më parë. Berisha tha se Escobar dha dy mesazhe të rëndësishme.

“Mesazhi i Escobar ishte se SHBA-të do bashkëpunojë me çdo forcë politike që fiton zgjedhjet” – tha Berisha. Më tej, u ndaj dhe te përgjigja që dha zyrtari amerikan kur u pyet për marrëdhëniet e SHBA-ve me kryeministrin Edi Rama dhe çështjes “McGonigal”.

“Tha: Është një proces penal i hapur, nën hetim. Do kjo të thotë derë burgu e hapur. Në interpretimin politik do të thotë varr politik i hapur. Ndaj dhe takimi (Rama-Escobar) u bë 20 minuta”, - u shpreh Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Pentagoni: Po analizojmë 650 raste UFO-sh

Qeveria amerikane po analizon më shumë se 650 raste të të ashtuquajturave "Fenomene Ajrore të Paidentifikuara", të njohura zakonisht si UFO. Sean Kirkpatrick, d...

23:38

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI