Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Del sondazhi/ Ramën, Berishën apo Metën, kë pëlqejnë më shumë shqiptarët

Lapsi.al 21 April 2023
Del sondazhi/ Ramën, Berishën apo Metën, kë

Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës për mendimin pozitiv apo negativ në lidhje me liderët politikë, Ramën, Berishën, Metën dhe Alibeajn.

54.1% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për Ramën dhe 42.7% kanë mendim negativ. Mendimi pozitiv për Ramën është rritur nga 47.3% që ishte në Shkurt në 59.1% në Mars por është ulur në 54.1% në Prill. Ndërsa mendimi negativ për Ramën nga 49.7% që ishte në Shkurt është ulur në 38.3% në Mars dhe është rritur sërish në Prill duke shkuar 42.7%.

33.4% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Sali Berishën ndërsa 62.2% kanë mendim negativ. Krahasuar në 3 muajt e fundit mendimi pozitiv për Berishën është rritur nga 26.8% që ishte në Shkurt në 28.6% në Mars dhe ka shkuar në 33.4% në Prill. Ndërsa mendimi negativ për Berishën është ulur nga 70.4% në Shkurt në 68.1% në mars dhe në prill ka shkuar 62.2%.

18% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Metën ndërsa 74.1% kanë mendim negativ. Në tre muaj mendimi pozitiv për Metën është rritur nga 8.8% që ishte në Shkurt në 12.4% në Mars dhe ka shkuar 18% në Prill. Ndërsa mendimi negativ për Metën është ulur nga 87.6% që ishte në Shkurt në 83.1% në Mars duke shkuar 74.1% në Prill.

18.4% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Enkeled Alibeajn ndërsa 70.5% kanë mendim negativ. Mendimi pozitiv për Alibeajn ka ndryshuar në 3 muajt e fundit nga 20.8% që ishte në Shkurt në 25.3% në Mars dhe është ulur në 18.4% në Prill. Ndërsa mendimi negativ nga 72.1% që ishte në Shkurt është ulur në 66.8% në Mars dhe është rritur në 70.5% në Prill. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI