Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Familja mbahej nën vëzhgin, detaje të tjera nga vrasja e biznesmenit në Shëngjin

Lapsi.al 21 April 2023
Familja mbahej nën vëzhgin, detaje të tjera nga vrasja e

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin dy ditë më parë. Në bazë të hetimeve, mësohet se disa ditë para ngjarjes, familja Nikulaj është ndjekur dhe janë monitoruar të gjitha lëvizjet e tyre nga autorët.

Dy javë para vrasjes së Nikulajt, një automjet tip “Hummer” është konstatuar në hyrje të pedonales së Shëngjinit, ndërkohë dy persona të panjohur për zonën kanë qëndruar për një kohë të gjatë në vendin e njohur si lapidari dhe më pas janë larguar.

Ndërkohë 3 ditë para vrasjes së Ardian Nikulajt, një automjet tip “Golf” është konstatuar nga vëllai i viktimës, në ndjekje të tij dhe shokut që e shoqëronte. Për atentatin ndaj Nikulajt grupi hetimor ka dyshime se kanë marrë pjesë të paktën 3 persona, një ekzekutori dhe dy persona kanë pasur rolin e vëzhguesve, të cilët kanë vëzhguar dhe monitoruar lëvizjet e Nikulajt.

Të këshilluara

Plagosen me thikë dy kushërinj në Rrëshen

Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati banal që kanë pasur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në shtëpinë e njërit prej...

11:52

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI