Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Faturë e shtrenjtë energjie, si u zbulua "shtëpia e barit" në Spanjë, në pranga katër shqiptarë

Lapsi.al 21 April 2023
Faturë e shtrenjtë energjie, si u zbulua "shtëpia e

Katër shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Mossos d'Esquadra si përgjegjës për kultivimin e një plantacioni marijuane në Ulldecona, Spanjë. Të arrestuarit ishin përgjegjës për kultivimin e bimëve narkotike. Brenda në magazinë janë konfiskuar 820 bimë.

Disa javë më parë, policia katalanase kishte marrë informacionin se në një magazinë të vendosur në periferi të Ulldecona, midis qendrës urbane dhe autostradës Santa Bàrbara, kishte një magazinë industriale të papërdorur ku mund të rritej marijuana.

Gjatë kësaj kohe, agjentët e Njësisë së Hetimit të Komisariatit të Ampostës kanë qenë në monitorim të zonës. Përveç kësaj, ata kanë verifikuar se ndërtesa në fjalë konsumonte një sasi të madhe energjie elektrike, gjë që vërtetoi se dyshimet mund të ishin reale.

Gjithashtu theksohet se në zonë janë gjetur rreth 820 bimë marijuane, si edhe dhjetë kilogramë sytha të përgatitur për shitje.

Magazina ishte përshtatur me të gjitha mjetet për kultivimin e lëndës narkotike, që nga ndriçimi, vaditja apo produkte të tjera që përdoreshin nga trafikantët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI