Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Jam i gatshëm ti përgjigjem fisit Nikulaj sipas zakonit", deklarata e njërit prej personave të pyetur nga policia për vrasjen në Shëngjin

Lapsi.al 21 April 2023
"Jam i gatshëm ti përgjigjem fisit Nikulaj sipas zakonit",

Ora News ka siguruar dëshminë e një prej personave në konflikt me familjen e Ardian Nikulajt, biznesmenit dhe eksponentit politik që u ekzekutua në lokalin e tij në Shëngjin. Ai ka deklaruar se fëmijët e tij kanë pasur një konflikt me Nikulajt pasi djalin e tij ja kishin rrahur barbarisht para tre vitesh.

"Motivi i konfliktit ka qenë fillimisht krejt kot, e më pas i kanë dalë djalit katër veta mendohet dhe të armatosur, me shkopinj bejsbolli dhe e kanë rrahur në mënyrë të dhunshme, ku djali ka marrë mjekim në privat për dy muaj. Këtë sherr e kanë bërë djali i Ardian Nikulajt si dhe nipat e tij. Për këtë rast unë pavarësisht se nuk isha fajtori i kam dërguar njerëz për ti thënë, se çfarë të ka bërë djali im, që ma keni rrahur në këtë formë. Përgjigjia e Ardianit ka qenë "rri mirë", që do të thotë sipas mendimit tim se unë të rrah prapë".

Ai sqaron më tej se ai ka dashur të mbyllë këtë sherr dhe ka qenë në pritje të paktën të një kërkim falje, gjë që sipas tij Ardiani dhe as njerëzit e tij nuk e bënë.

"Ju deklaroj se sot dhe asnjëherë djemtë e mi dhe unë nuk i kemi dalë para, as për ta provokuar dhe as për ta rrahur".

Ai thotë se lajmin për ekzekutimin e Ardian Nikulajt e mësoi përmes lajmeve.

"Sot në lajmet e televizorit kam parë se në Shëngjin është vrarë shtetasi Ardian Nikulaj për të cilin deklaroj para jush se as unë dhe as fëmijët e mi nuk kemi hak as hile në këtë vrasje dhe jam i gatshëm në çdo kohë të jap shpjegime së bashku me fëmijët e mi. Njëkohësisht jam i gatshëm që unë ti përgjigjem fisit Nikulaj sipas zakonit."/Ora

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI