Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Raporti i OBSH: 1 në 3 shqiptarë mbi 60 vjeç, nuk ka asnjë dhëmb të vetin në gojë

Lapsi.al 21 April 2023
Raporti i OBSH: 1 në 3 shqiptarë mbi 60 vjeç, nuk ka asnjë

50% e popullsisë në botë kanë probleme më dhëmbët. Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerëson se Shqipëria problematikën më të madhe e ka me kariesin dentar tek fëmijë e moshës 1 deri në 9 vjeç.

Vendi ynë renditet i katërti në Europë, ku 48,6% e fëmijëve vuajnë nga kariesi dentar në dhëmbët e qumështit.

Në të gjithë Europën numërohen rreth 44 milionë fëmijë me këtë problem.

Me rritjen, kujdesi për dhëmbët është më i shtuar. Kjo reflektohet edhe tek problematikat që kanë të rriturit.

Sipas studimit 14,9% e të rriturve mbi 15 vjeç në vendin tonë kanë probleme të ndryshme me dhëmbët, ndërsa në vendin e parë sa i takon kësaj problematike është Danimarka, e pasuar nga Gjermania dhe Norvegjia.

Një tjetër indikator matës i shëndetit oral të marrë në konsideratë nga ekspertët e shëndetësisë botërore është dhe humbja e dhëmbëve.

Në Shqipëri rezulton se 33,7% e personave mbi 60 vjeç i kanë humbur të gjithë dhëmbët e tyre.

Ekspertët e OBSH vlerësojnë se situata e shëndetit oral në Europë është në nivel alarmant. Ata fajësojnë kujdesin e ulët për higjienën e gojës, konsumimin e ushqimeve dhe pijeve me sheqer, duhanin dhe alkoolin si dhe traumat e shumta që çojnë në humbje të dhëmbëve.

Të këshilluara

Plagosen me thikë dy kushërinj në Rrëshen

Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati banal që kanë pasur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në shtëpinë e njërit prej...

11:52

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI