Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Nis fushata elekorale në Greqi, zgjedhje parlamentare në 21 maj

Lapsi.al 22 April 2023
Nis fushata elekorale në Greqi, zgjedhje parlamentare në 21 maj

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në takimin protokollar me presidenten greke Katerina Sakelaropulu ka dorëzuar mbylljen e mandatit 4-vjeçar, ndërsa gjatë ditës së sotme me dekret presidencial shpallet mbyllja e parlamentit grek.

Zgjedhjet e sivjetshme do të zhvillohen nën hijen e skandalit të përgjimeve të kryetarit të Pasok, Nikos Andrulakis e një sërë drejtuesish qeveritarë, një çështje që shkaktoi tërmet në skenën politike greke dhe vijon të diskutohet në Parlamentin Europian, pas aksidentit më të madh hekurudhor në Greqi, atë të 28 shkurtit në Tembi me 57 viktima (6 shqiptarë) si dhe në pritje është nëse do të mund të rikthehet me kandidaturë neonazisti Ilias Kasidiari, i burgosur për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pas vendimit ligjor për përjashtimin e ekstremistëve të dënuar.

Mbetet të vërtetohet nëse vendimi i miratuar së fundi në parlamentin grek nuk lë hapësira për interpretime e kandidaturën e partisë së re ekstremiste të themeluar së fundi nga Kasidiari, një kthim pas për Greqinë.

Zgjedhjet do të zhvillohen në dy faza, nëse nuk do të ketë rezultat të pastër më 21 maj, do të zhvillohet një raund i dytë në javët e para të qershorit.

Të këshilluara

Pentagoni: Po analizojmë 650 raste UFO-sh

Qeveria amerikane po analizon më shumë se 650 raste të të ashtuquajturave "Fenomene Ajrore të Paidentifikuara", të njohura zakonisht si UFO. Sean Kirkpatrick, d...

23:38

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI