Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zbulohet një serë me kubikë kanabisi në Shkodër, arrestohet 58-vjeçari

Lapsi.al 22 April 2023
Zbulohet një serë me kubikë kanabisi në Shkodër,

Zbulohet një serë e përshtatur për kultivimin në kubikë të kanabisit në Shkodër, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në vijim të planit operacional policor antikanabis të koduar “Masat Parandaluese”, kanë goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Smajl Ceka, 58 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, Shkodër.

Gjatë kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, në vendin e quajtur “Prroni i Zi”, në fshatin Ura e Shtrenjtë, në pronën private të 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë zbuluan një serë të vogël, të përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.

Disa nga fidanët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, vijojnë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Pentagoni: Po analizojmë 650 raste UFO-sh

Qeveria amerikane po analizon më shumë se 650 raste të të ashtuquajturave "Fenomene Ajrore të Paidentifikuara", të njohura zakonisht si UFO. Sean Kirkpatrick, d...

23:38

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI