Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Bylykbashi: Kryebashkiakja e Durrësit nxjerr gjimnazistët nga mësimi për të bërë fushatë

Lapsi.al 23 April 2023
Bylykbashi: Kryebashkiakja e Durrësit nxjerr gjimnazistët nga

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka denoncuar në rrjetet sociale se kandidatja e PS-së për bashkinë Durrës, Emirjana Sako ka organizuar takime elektorale me nxënës të arsimit parauniversitar duke i nxjerrë më herët nga mësimi. Bylykbashi sqaron se detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike të nxënësve apo punonjësve që punojnë në administratë dënohet me 3 muaj deri në 1 vit burg.

"Zj. Emirjana Sako (kryetarja e bashkisë Durrës dhe kandidatja e PS – sqarim për shumicën e qytetarëve durrsakë që nuk e njohin e nuk e dinë ç’bën) ka organizuar takime elektorale me nxënës të arsimit parauniversitar. E ka deklaruar vetë publikisht. Denoncimet e qytetarëve dhe nxënësve na tregojnë se i kanë nxjerrë më herët nga mësimi.

Kodi Penal thotë: “Neni 328/a. Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike: Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit.” Pra mjafton vetëm organizimi, jo vetëm detyrimi i nxënësve nga kandidatja dhe personat përgjegjës për të marrë pjesë në aktivitet politik për të konsumuar kundravajtjen penale. Madje nuk ka rëndësi as nëse aktiviteti elektoral me nxënës është kryer gjatë orarit mësimor, mjafton keqpërdorimi i nxënësve për të konsumuar shkeljen" - citon Bylykbashi.

"Po prokuroria, a do të vazhdojë të “shfuqizojë” de facto Kodin Penal me mosveprimet e saj kronike përballë krimeve zgjedhore? Me gjoja pavarësinë që u dha reforma e “dredhësisë”, do të mjaftonte një prokuror i drejtë e pak kurajoz për t’i vënë para ligjit këta shkelës me pushtet. Por për prokurorinë nuk paska rëndësi se në 2020 u theksua në ligj përgjegjësia e prokurorisë së zakonshme dhe e SPAK për krimet zgjedhore! Kjo quhet “pavarësi” nga ligji.

Fundja deri më sot vettingu po e provon veten se çfarë kapje politike të drejtësisë ka prodhuar. Prokurorisë i ka mbetur vetëm të shkojë në takimet elektorale të PS me nxënës dhe administratë, të bëjnë “share”dhe “like” postimet e kandidatëve të pushtetit dhe ditën e votimit të shkojnë e të votojnë të bindur. Kështu i kontribuojnë perceptimit të mosndëshkimit të pushtetarëve socialistë. Më 14 maj qytetarët e Durrësit dhe të Shqipërisë do ta ndëshkojnë vetë me votë këtë pushtet imoral, të kalbur dhe të degraduar" - shkruan deputeti i PD.

Të këshilluara

Berisha: Rama mbjell pemë të lajë mëkatet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Delvinës në zgjedhjet e 14 majit, Ilir Mehmet...

12:35

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI