Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Shqiptari i dënuar në Britani: Mos më dëboni, kam djalin autik

Lapsi.al 23 April 2023
Shqiptari i dënuar në Britani: Mos më dëboni, kam djalin

Gazeta britanike “The Sun” i ka kushtuar vëmendje historisë së shqiptarit Toni Boboshi të dënuar pasi u kap në një shtëpi bari. Gazeta e konsideron atë si bosin e një bande që mbushi Britaninë e Madhe me drogë dhe si pjesëtar të “mafias shqiptare” që tashmë po lufton të qëndrojë në Britani në mënyrë që familja e tij të gëzojë një kujdes më të mirë shëndetësor.

Sipas gazetës ishin gati 30 persona të punësuar nga 49-vjeçari Boboshi që i përdorte shqiptarët për të pastruar të ardhurat përmes llogarive të tyre bankare në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u dënua me 6 vjet në 2018, por u lirua nga burgu pas 30 muajsh. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dëshiron ta dëbojë atë, por ai ka nisur një betejë ligjore për të qëndruar.

Ai pretendon se dëbimi do të ishte "tronditës" për djalin e tij autik që ka pasaportë britanike. Shërbimi i provës vlerësoi se Boboshi konsiderohet me "rrezik i ulët" për të përsëritur veprën penale. Ky opinion u dëgjua të premten në një gjykatë e imigracionit në Mançester. Por Alain Tan, oficer i lartë ministrisë së Brendshme, i tha gjykatës se vendimi për ta dëbuar atë ishte i duhuri.

Gjyqtari i apelit tha se do ta japë vendimin e tij në një datë të mëvonshme. “Perandoria” e Boboshit shtrihej në të gjithë veriperëndimin e vendit, Yorkshire dhe Wiltshire. Punonjësja e policisë së Mançesterit, Karen Ryan, tha në kohën e arrestimit të tij: “Grupi përdori emra të rremë, adresa të rreme dhe dokumentacione të falsifikuara për të shmangur zbulimin. Ata shpërndanë të ardhurat e krimeve të tyre në qytete të tjera duke përhapur efektet e dëmshme të furnizimit me drogë në të gjithë vendin" – tha ajo. ©LAPSI.al

Albanian crime boss Toni Boboshi is fighting to stay in the UK so his family can benefit from the NHS

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI