Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Tentoi të fshehë ngjarjen/ Arrestohet i riu i plagos mbrëmë në Elbasan

Lapsi.al 23 April 2023
Tentoi të fshehë ngjarjen/ Arrestohet i riu i plagos mbrëmë

Kei Piu, 26-vjeç është vënë në prangat e policisë në Elbasan pasi mbeti i plagosur me thikë pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Ai nuk ka bashkëpunuar me oficerët e policisë për të dhënë dëshminë në lidhje me ngjarjen.

Ndaj tij është ngritur akuza për pengim të zbulimit të së vërtetës. Ai ka kryer kontrollet në qendrën spitalore "Xhaferr Kongoli" në Elbasan dhe është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë ku i është komunikuar edhe masa e arrestit.

Gjatë dëshmisë ai është shprehur se është dëmtuar në ambientet e palestrës që ka në pronësi. Nga ana tjetër nga verifikimet e saj, policia ka zbuluar lokalin ku ka ndodhur ngjarja duke sekuestruar pamjet filmike për të zbardhur të gjithë ngjarjen.

26-vjeçari nuk është një personazh i panjohur në Elbasan, pasi disa vite më parë i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ndaj të cilit u qëllua mbi tre herë. Ai u plagos në vitin 2020 dhe mori 3 plumba në bark. Më pas u gjet nga policia i plagosur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI