Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Urdhër mbrojtje nga gjykata për 28-vjeçaren që u dhunua dhe u mor peng i dashuri

Lapsi.al 23 April 2023
Urdhër mbrojtje nga gjykata për 28-vjeçaren që u dhunua

Gjykata e Tiranës i jep urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje 28-vjeçares që u mbajt peng një javë dhe dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, Gleart Gusholli.

Në vendimin qe News 24 thotë se disponon urdhërohet i dyshuari që të mos i afrohet vajzës dhe familjarëve të saj në një distancë prej 100 metra. Ndërsa nuk duhet të afrohet pranë banesës së saj apo vendit të punës. Në seancën për dhënien e urdhrit të mbrojtjes, avokati Enea Cenko tha se ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës Gjermane në Tiranës, për shkak se e dhunuara ka pasaportë gjermane.

Gleart Gusholli aktualisht po mbahet nën masën e arrestit me burg nën dyshimet për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë, dhunës në familjes nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje, për shkak të marrëdhënies së bashkëjetesës si dhe mbajtjes se lëndëve narkotike. 28-vjecarja u njoh me Gushollin një vit e gjysmë më parë në një spital në Gjermani ku vajza punonte si infermiere.

Pas një ndarje të përkohshme për shkak të dhunës, e reja la Gjermaninë ku ishte lindur e rritur dhe nisi bashkëjetesën me Gushollin, i cili e dhunoi barbarisht. Ajo tregoi se bashkëjetuesi e ka torturuat në forma të ndryshme dhe për të shpëtuar nga dhuna ka tentuar të vetëvritet. aktualisht vajza e ka lënë Shqipërinë dhe është larguar në Gjermani.

Të këshilluara

Berisha: Rama mbjell pemë të lajë mëkatet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Delvinës në zgjedhjet e 14 majit, Ilir Mehmet...

12:35

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI