Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Zbardhet vrasja e të riut në Tiranë, mister si u larguan nga zona

Lapsi.al 23 April 2023
Zbardhet vrasja e të riut në Tiranë, mister si u larguan nga zona

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkesi në Tiranë. Ngjarja ndodhi më 18 prill shumë pranë banesës së të riut, sapo ky i fundit kishte lënë punën. Dy të rinjtë, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj i kishin zënë pritë viktimës, ndërkohë Maze e qëlloi atë pas shpine me haxhar.

Zbardhen detaje të tjera tronditëse nga hetimet lidhur me vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkesi në kryeqytet më 18 prill në afërsi të banesës së të riut, aty ku edhe autorët i bënë pritë. Siç është raportuar më parë, të konfirmuar edhe nga burime policore

Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Nga hetimet rezulton se 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 19-vjeçarit Stiven Toshkesi të mos dilte nga makina që të godiste personin që po qëllonte me hanxhar Stivens Toshkesin. Të dy të rinjtë e arrestuar për krimin nuk banonin në zonën ku ndodhi ngjarja, që lë dyshime se dy të rinjtë kishin shkuar me qëllimin për ta goditur 19-vjeçarin.

Po ashtu në ngjarjen e 18 prillit ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit.

Të këshilluara

Berisha: Rama mbjell pemë të lajë mëkatet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Delvinës në zgjedhjet e 14 majit, Ilir Mehmet...

12:35

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI