Flash

KAS nis me gjobat, 25 mijë lekë për kryetaren e bashkisë Lushnjë, 50 mijë edhe për bashkinë Tropojë

Lapsi.al 24 April 2023
KAS nis me gjobat, 25 mijë lekë për kryetaren e bashkisë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën nr. 13, të Komisionerit Shetëror të Zgjedhjeve për vendosje sanksioni administrativ ndaj kryetarit të Bashkisë Lushnjë dhe personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Lushnjë, për zhvillim te veprimtarive publike, pavarësisht nga ndalimi që ishte vendosur për to më parë nga ana e KQZ-së.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën nr. 13, dhe vendosi sanksion administrativ me gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë për personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në bashkinë Lushnjë dhe sanksion administrativ me gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesë qind) lekë për kryetaren e bashkisë Lushnjë.

Gjithashtu, KAS shqyrtoi kërkesën nr. 14, të Komisionerit Sheteëror të Zgjedhjeve për vendosje sanksioni administrativ ndaj personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Tropojë, për mosraportimin e një veprimtarie publike te kryetarit të bashkisë Tropojë.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi kërkesën nr. 14 dhe vendosi sanksion administrativ me gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë për personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në bashkinë Tropojë.

Të këshilluara

Kosova më pranë Këshillit të Europës

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës i ka kaluar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën e Kosovës për anëtarësim. Ministrja e Jashtme, Don...

19:48

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI