Flash

Kujt do t’i takojë numëruesi i katërt i votave në 14 maj

Lapsi.al 24 April 2023
Kujt do t’i takojë numëruesi i katërt i votave në 14

Ndonëse garon në 61 bashki, koalicioni opozitar "Bashkë Fitojmë" , do të ketë numërues vetëm në gjysmën e KZAZ-ve në 14 maj. Në tryezën me 4 anëtarë, 2 prej numëruesve do t’i takojnë Partisë Socialiste dhe i treti Partisë Demokratike së vulës që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa numëruesi i katërt do të ndahet me short mes Partisë së Lirisë dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet që garon e vetme. Ky vendim ka përplasur Partinë e Lirisë me PDIU-në në mbledhjen e fundit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Edhe pse PD-ja e drejtuar nga Sali Berisha ka kandidatë në të gjithë vendin nuk mund të ketë kandidat pasi nuk njihet nga KQZ. Për kryekomisionerin Ilirjan Celibashi shqetësimi i partive është i pajustifikuar.

Po këtë të hënë, Kolegji Zgjedhor konfirmoi Qerim Ismailajn si kandidat të PS-së për bashkinë e Mallakastrës, duke rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për vendimin e KAS të marrë më 19 Prill. Partia Demokratike kërkoi çregjistrimin e Ismailaj me argumentin se ai është dënuar me 6 muaj burg nga gjykata për falsifikim dokumentesh dhe për këtë arsye është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Të këshilluara

Ikën papritur gazetari ikonë e Fox News

Një nga drejtuesit më të vlerësuar të televizionit amerikan, Tucker Carlson ka vendosur të largohet nga Fox News. Lajmin e konfirmoi gjigandi mediatik amerikan....

21:46

Kosova më pranë Këshillit të Europës

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës i ka kaluar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën e Kosovës për anëtarësim. Ministrja e Jashtme, Don...

19:48

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI