Flash

Pranga shqiptarit në Ankona/ Konsiderohet një nga bosët e trafikut të kanabisit

Lapsi.al 24 April 2023
Pranga shqiptarit në Ankona/ Konsiderohet një nga bosët e

Skuadra Lëvizëse në Ankona, Seksioni i Antidrogës njoftoi se ka finalizuar një operacion të rëndësishëm duke vënë në pranga një shqiptar të rrezikshëm. Ai konsiderohej si bos i një rrjeti të shpërndarjes së kanabisit dhe kokainës në shtetin fqinj. Emri i shqiptarit nuk bëhet ende i ditur nga autoritetet, por ai ka precedentë penalë për trafik droge, zhvatje, evazion dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Operacioni blic nisi që të shtunën pas një serie të gjatë aksionesh dhe ndjekjesh, madje edhe gjatë natës. Në momentin e ndalimit shqiptarit iu gjet gati gjysmë kilogramë hashash dhe rreth 3 kilogram kokainë të pastër, si dhe një pistoletë 9 mm e kompletuar me fishekë. Arma ishte e kompletuar me një karikator të mbushur me 7 plumba.

Policët e Antidrogës gjetën dhe sekuestruan edhe 450 euro që mendohet se janë të ardhurat e veprimtarisë kriminale të trafikimit. Ky person konsiderohet si kryetar i zinxhirit të tregtisë së drogës në Ankona dhe në brendësi të vendit. Nga ajo që u zbulua gjatë fazës së hetimit, ai furnizonte drejtpërdrejt shpërndarësit vendas duke mos u marrë me tregti me pakicë. Arma dhe droga ishin fshehur nën sediljen anësore të shoferit, gati për përdorim.

Mesa duket ajo mbahej gati për qëllime kanosje ndaj blerësve në pazaret e drogës si dhe për të frikësuar konkurrentët rivalë për të siguruar një monopol të tregtisë së drogës në botën e furnizimit me kokainë. Në jetën e zakonshme, ai fshihej nën maskën e një shitësi makinash të përdorura. Përveç shtëpisë, hetuesit kontrolluan edhe një makinë të vjetër të braktisur të parkuar në oborrin e saj privat, pas shtëpisë. Droga u gjet brenda fenerëve dhe nën baterinë e kësaj makine. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ikën papritur gazetari ikonë e Fox News

Një nga drejtuesit më të vlerësuar të televizionit amerikan, Tucker Carlson ka vendosur të largohet nga Fox News. Lajmin e konfirmoi gjigandi mediatik amerikan....

21:46

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI