Flash

Rama: Ne do t’ua hamë zemrën të gjithëve

Lapsi.al 24 April 2023
Rama: Ne do t’ua hamë zemrën të gjithëve

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në Durrës.

Rama nuk kurseu ironitë ndaj opozitës si dhe shkaktoi ovacion e të qeshura në sallë. Kërkesa e tij ndaj pjesëmarrësve ishte që të ndizej atmosfera në Pallatin e Sporteve me këngën që do të shoqërojë fushatën e PS-së për këto zgjedhje lokale.

“Për tifozllik rri te divani, shaj gjithë ditën Edi Ramën, mbaj televizorin te vrima e zorrës së trashë, më fal zorrës qorre edhe knoqu. Jam shumë në muhabet të zorrës, se e keni parasysh…

(Qesh) Po ashtu i bie se unë e bëra padashje dhe ishte gabim, po edhe aq gabim nuk ishte në fakt, se kur e mendon tamam tamam se ca dëgjojnë veshët, thua po mirë pra pak a shumë aty jemi, duket si diçka që ka dalë nga vrima. Kështuqë faleminderit shumë dhe tani unë kam një kërkesë që ta mbyllim me lavdi këtë takim me gra se gratë dijnë ti bëjnë të gjitha më mirë se burrat, të gjitha.

Unë e kam provu në punë atë që Margaret Thetcer thotë do të bësh muhabet për diçka bëje me burra, do të mbarosh punë mbaroje me gra, por e kam shumë merak të iki duke marrë një kënaqësi se akoma nuk e kam kap veten dhe duhet të ma bëni çik qejfin që ta nezim iher këtë Pallatin e Sportit se është shumë e bukur kështu, është një hudhër me gjyzlike dhe një pa fije floku atje, jo ti s’je hudhër zemër ti je pjeshkë!

Tani, ta nezim iher tamam me të hongsha zemrën po tashi kush të mundet duhet t’i kalojë ato barrierat, kush është këtu duhet të çohet në këmbë dhe të fillojë se ne do t’ua hamë zemrën të gjithëve, s’ka si shoqnia, s’ka si dashnia, s’ka si Shqipëria“, tha Rama.

Të këshilluara

Kosova më pranë Këshillit të Europës

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës i ka kaluar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën e Kosovës për anëtarësim. Ministrja e Jashtme, Don...

19:48

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI