Flash

Shtyhet seanca për Mediun/ Avokatët: Çështja duhet pushuar

Lapsi.al 24 April 2023
Shtyhet seanca për Mediun/ Avokatët: Çështja duhet pushuar

Shtyhet për më 9 maj, ora 14:00, seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, të akuzuar për shpërdorim detyre për çështjen 'Gërdeci'.

Shkak u bë kërkesa e prokurorisë pasi nuk ishte gati për të dhënë konkluzionet.

Avokatët e ish-ministrit kërkuan pushim të çështjes për efekt parashkrimi.

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme nuk formuluan akuzë të re as prova apo hetim të ri. Sipas avokatëve, Fatmir Mediu nuk ka asnjë faj për mosveprimin shtetëror ndër vite.

"Ai ka të drejtë të jetë i barabartë para ligjit. Kanë kaluar 12 vjet nga fakti penal ndaj zoti Mediu nuk mund të merret i pandehur. Çështja është parashkruar".

“Pas gati 2 vjetësh hetime të reja të SPAK-ut, që prodhuan zero rezultat, çështja është e pamundur për të vijuar më tej për shkak të parashkrimit”, tha avokati Ardian Visha.

Prokurori Klodian Braho theksoi se çështja e parashkrimit është ezauruar.

Të këshilluara

Thyhet dera e KZAZ në Kavajë

Kur na ndajnë tre javë nga zgjedhjet e 14 majit një incident është regjistruar në Kavajë. Është thyer dera e KZAZ në këtë zonë. Ngjarja ka ndodhur në shkollë...

20:19

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI