Flash

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, eksperti zbulon gabimet e autorit

Lapsi.al 24 April 2023
Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, eksperti zbulon gabimet e autorit

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa, ka folur për vrasjen e biznesmenit në Shëngjin, teksa ka analizuar gabimet e mundshme që mund të çojnë në identifikimin e vrasësit të Ardian Nikulaj.

Në një intervistë në ‘Euronews Albania’, Softa theksoi se për herë të parë në një vrasje mafioze ka pamje reale të vrasësit, ku mund të shihen përmasat e tij trupore dhe mënyra si ecën.

Në një moment gjatë largimit me skuter dhe më pas me mjetin “Defender”, kamerat e sigurisë kanë kapur gjithashtu dhe fytyrën e vrasësit.

Gjithashtu Softa tha se nëse provat nga vendi i ngjarjes janë marrë siç duhet atëherë mund të bëhet dhe identifikimi i ekzekutorit.

“Është hera e parë që në shumë atentate apo vrasje të këtij niveli që një vrasës shfaqet fizikisht. Kjo është një shfaqje e parë, pasi në rastet e tjera ka qenë goditje nga makina, largim nga vendi ngjarjes duke lënë vetëm gëzhojat. Ne këtu kemi një pamje, kemi dimensionet e trupit, mënyrën e ecjes, kemi mungesën e dorezës dhe prekjen e dorezës së portës. Nëse grupi hetimor ka marrë të gjitha provat në mënyrë profesionale, patjetër që autori mund të gjendet. Po u gjet autori mund të shkojmë dhe më pas tek porositësit. Kjo ka qenë një vrasje e organizuar ku është përfshirë më shumë se një person”, tha Softa.

Të këshilluara

Habit Rama, vlerëson Igli Carën në Durrës

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Durrës, ku ka zhvilluar takimin e radhës elektoral së bashku me kandidaten Emirana Sako. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi ed...

13:25

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI