Flash

Spekulim për “incidentin” e opinionistes së Big Brother në Tiranë

Lapsi.al 26 April 2023
Spekulim për “incidentin” e opinionistes së Big Brother

Më 26 prill në mesditë u aludua se opinionistja Zhaklin Lekatari kishte rënë pre e një sulmi. Kjo rezultoi të ishte e pavërtetë.

"Persona të paidentifikuar kanë gjetur mjetin e Lekatarit në një nga parkingjet tek stadiumi Dinamo. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryhen hetime." - u tha në media.

Por ngjarja rezultoi e pavërtetë. Edhe Zhaklin Lektarai edhe policia njoftuan se makina e saj nuk ishte sulmuar.

Në një prononcim për BalkanWeb, Zhaklin Lekatari ka deklaruar se “nuk është e vërtetë që më kanë thyer xhamat e makinës”, por shtuar se ka pasur një tjetër problem për të cilin i është dashur ndërhyrja e policisë.

Ndërkohë kanë reaguar edhe blutë e Tiranës duke raportuar se: “Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.”

Në fotot e publikuara nga JOQ, Lekatari shihet tesa "ngushëllohet" nga një mikeshë e saj.

(Shënim: Lajmi u botua fillimisht me titull: "Sulmohet Zhaklin Lekatari. I thyejnë xhamat e makinës"; dhe me përmbajtje tjetër: "... persona të paidenfitikuar kanë gjetur makinën e opinionistes dhe i kanë thyer xhamat". Informacioni rezultoi i pavërtetë. Pas reagimeve të personit në fjalë, policisë dhe verifikimit të Faktoje.al lajmi u ndryshua në formën që mban tani.) 

Të këshilluara

Dhjetë paradokse të Tiranës së Veliajt

Tirana e sotme frymon duke dihatur shtrenguar mes kontradiktash mes perfituesve dhe te perjashtuarve absolut. Erion Veliaj e ka zhyt qytetin ne lufte lloji, du...

11:51

Zgjedhjet lokale/ PS mbledh Kryesinë

Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë e saj, ku e gjithë vëmendja është përqendruar te zgjedhjet lokale. Mësohet se kreu i PS, Edi Rama që në orën 8 të mën...

10:13

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI