Flash

Nuk plotësoi formularin për PS/ Punonjësi i bashkisë së Patosit rrëfen dhunën nga shefi

Lapsi.al 26 April 2023
Nuk plotësoi formularin për PS/ Punonjësi i bashkisë së

Punonjësi i Bashkisë Patos, Bato Dalipaj, i cili u dhunua dje nga eprori i tij, ka treguar sot detaje nga sulmi i eprorit të tij, pasi nuk pranoi që të siguronte votat e familjarëve për PS-në.

Bato Dalipaj refuzoi kështu që të firmoste një formular se sa persona ishin në familje.

Për gazetarin Ervis Kuçi, ai tha se gjatë natës ka pasur dhimbje të forta koke nga trauma. Ai tha se sapo kishte refuzuar që të plotësonte këtë formular, shefi i tij, Petrit Pëllumbi e kishte ndjekur në korridor dhe e kishte qëlluar nga pas.

“Gjatë gjithë natës kam pasur dhimbje të forta koke. Nuk pranova të plotësoj formularin që më dhanë. Formulari kishte të bënte me zgjedhjet. S’kam pasur konflikte të mëparshme me askënd. Në ketë punë kam 10 muaj, me kohë të pjesshme. Në ketë punë që bëj marr 12.000 lekë në muaj”, tha Dalipaj.

Të këshilluara

Zgjedhjet lokale/ PS mbledh Kryesinë

Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë e saj, ku e gjithë vëmendja është përqendruar te zgjedhjet lokale. Mësohet se kreu i PS, Edi Rama që në orën 8 të mën...

10:13

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI