Flash

Tjetër divorc në Hollywood

Lapsi.al 26 April 2023
Tjetër divorc në Hollywood

Tjetër ndarje në showbizin botëror. Pas Taylor Swift, e cila i dha fund lidhjes 6-vjeçare, edhe këngëtarja e njohur Halsey është ndarë.

Këngëtarja e “Bad at Love” i dha fund lidhjes me të dashurin Alev Aydin, gati dy vjet pasi solli në jetë djalin Ender Ridley Aydin.

‘Eonline‘ raporton se Halsey paraqiti dokumentet ligjore më 5 prill për të kërkuar kujdestarinë e plotë fizike dhe kujdestarinë e përbashkët ligjore të Ender. Madje, ajo ka kërkuar edhe shpenzime të përbashkëta me ish-partnerin.

Një burim tregon për E! Lajmi se ndarja është “miqësore” dhe thotë se yjet planifikojnë të qëndrojnë sërish bashkë për shkak të fëmijës.

“Halsey do të shkojë në turne këtë verë dhe planifikon të marrë edhe djalin me vete,” tha burimi për median e njohur.

Është e paqartë se kur u ndanë, por kujtojmë se dyshja festuan bashkë ditën e Shën Valentinit. Madje, Alev ndau një foto dhe shkroi: “Shën Valentini im i ëmbël, të dua”.

Të këshilluara

Çfarë nënkupton termi "Cancel Culture"

Shumë rrallë në vendin tonë është folur për ‘cancel culture’. Një term për të cilin një pjesë e madhe nuk kanë dëgjuar, e shumë të tjerë nuk e kuptojnë. Një ...

13:59

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI