Flash

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Policia shpall në kërkim 5 persona

Lapsi.al 26 April 2023
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Policia shpall në kërkim 5 persona

Zbulohen detaje të reja në lidhje nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës disa ditë më parë.

Gazetarja Klodiana lala tha se Policia ka shpallur në kërkim 5 persona të cilësuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal për vrasjen e Nikulajt.

Sipas saj është rënë në gjurmët e të dyshuarve pas gjetjes së disa rrobave që besohet se janë përdorur nga autori i ngjarjes, ndërsa shtoi se po ashtu pjesë e grupit kriminal janë edhe shtetas të huaj.

Sakaq, ajo zbuloi më tej se policia ka gjetur një vajzë që ka blerë motorin që është përdorur në ngjarje dhe më pas ka identifikuar personin të cilit ia ka dhënë.

Ajo shtoi se autoritetet besojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, ndërsa pritet që të zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen në ditët në vijim.

Të këshilluara

Dhjetë paradokse të Tiranës së Veliajt

Tirana e sotme frymon duke dihatur shtrenguar mes kontradiktash mes perfituesve dhe te perjashtuarve absolut. Erion Veliaj e ka zhyt qytetin ne lufte lloji, du...

11:51

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI