Flash

Franca rrezikon të zhytet sërish në protesta në mbarë vendin

Lapsi.al 27 April 2023
Franca rrezikon të zhytet sërish në protesta në mbarë

Qytetarët që fluturojnë brenda dhe jashtë Francës duhet të përgatiten sërish për greva në mbarë vendin, të nxitura nga ligji i qeverisë për reformën e pensioneve.

Autoriteti francez i aviacionit civil ka njoftuar se nga mbrëmja e së dielës deri të martën në mëngjes, priten anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportet e “Paris Orly” dhe “Paris Charles de Gaulle”, si dhe në Marsejë, Lion, Bordo, Nante, Toulouse, Nice dhe Beauvais.

Vendimi i qeverisë, i nxitur nga presidenti Emmanuel Macron në mes të marsit, për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 është kthyer tashmë në ligj.

Megjithatë, sindikatat po bëjnë sërish thirrje për protesta mbarëkombëtare dhe greve të hënën, që shënon Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI