Flash

OBSH: Kujdes, ky shurup kolle ka përbërës toksik

Lapsi.al 27 April 2023
OBSH: Kujdes, ky shurup kolle ka përbërës toksik

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se një grumbull shurupi të kontaminuar për kollën i prodhuar në Indi është gjetur në Ishujt Marshall dhe Mikronezi. Mediat e huajaraportojnë se sipas një kontrolli nga OBSH mostrat e testuara të shurupit Guaifenesin TG, të bëra nga QP Pharmachem Ltd me bazë në Punjab, treguan “nivele të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit”.

Në kontrollin e bërë rezulton se të dy përbërësit e shurupit janë toksikë për njerëzit dhe mund të jenë fatale nëse konsumohen. Deklarata e OBSH tha se produkti, i cili përdoret për të lehtësuar kongjestionin e gjoksit dhe simptomat e kollës, ishte testuar nga rregullatori i barnave në Australi, Administrata e Mallrave Terapeutike, por nuk spescifikohet nëse dikush kishte ndonjë pasojë nga përdorimi i shurupit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI