Flash

Policia prangos 6 persona në Tiranë, jep detajet

Lapsi.al 27 April 2023
Policia prangos 6 persona në Tiranë, jep detajet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë, në rrugën “Milo Duçi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. P., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Noti”, ka dëmtuar lehtë në dorë, me mjet prerës (thikë), kunatën e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– S. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka kryer manovra të rrezikshme, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Gjatë largimit, 23-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga;

– V. S., 57 vjeç dhe F. A., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur, janë përplasur me dy automjete të tjera, me pasoja vetëm dëme materiale;

– Y. Ç., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI