Flash

David Kostelancik merr "OK" nga Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë në Senat për ambasador në Tiranë

Lapsi.al 28 April 2023
David Kostelancik merr "OK" nga Komiteti i Marrëdhënieve me

Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i Senatit amerikan ka miratuar ditën e sotme kandidaturën e diplomatit David Kontelancik për të qenë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ai ka një karrierë të gjatë në diplomaci dhe ka punuar më herët edhe në Ambasadën amerikanë në Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore në fundin e muajit mars, Kostelancik u shpreh se është i duhuri për të qenë ambasadori i ri në Shqipëri, bazuar në eksperiencës 30 vjeçare dhe dëshira e madhe për të përforcuar partneritetin SHBA- Shqipëri.

Kostelancik e cilësoi si qëllim kryesor të SHBA luftën ndaj korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Biografia

David Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në Ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.

Para emërimit si ambasador, i shërbente si këshilltar për Politikën e Jashtme i shefit të Shtatmadhorisë amerikane, gjeneralit Mark Milley.

Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare, ku ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Të këshilluara

Ulet sërish çmimi i naftës

Çmimi i naftës është ulur sërish, duke prekur shifrën 174 lekë për litër. Ky është çmimi më i ulët për naftën, që Bordi i Transparencës ka vendosur që nga kr...

18:34

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI