Flash

Del SONDAZHI/ A duhet të dalin në debat në TV, Këlliçi dhe Veliaj

Lapsi.al 28 April 2023
Del SONDAZHI/ A duhet të dalin në debat në TV,

69.6% e kryeqytetasve duan të shohin një debat publik mes kandidatëve dhe 14.6% nuk duan. Qytetarët që duan më së shumti të shohin një përballje mes kandidatëve janë votuesit e majtë me 76.1% pasuar nga votuesit e djathtë me 71.8% dhe të pa identifikuarit politikisht me 51.2%. 

Ata që nuk duan të shohin një debat publik janë më shumë votues të pa identifikuar politikisht pasuar nga votuesit e majtë me 13.8% dhe votuesit e djathtë me 12.2%.

Barometri në Euronews Albania ka pytuar qytetarët e Tiranës për problemet kryesore të qytetit. 32.6% e kryeqytetasve mendojnë se problemi kryesorë janë kostot e jetesës, 28.2% e qytetarëve mendojnë se problem kryesorë është trafiku dhe koha e shpenzuar në trafik. Për 19.1% të qytetarëve problem kryesorë është ndotja ndërsa për 16.2% problem është infrastruktura rrugore. 

12.8% e qytetarëve shohin si problem kryesorë hapsirat publike, 12.6% thonë papunësia, 11.9% densiteti i ndërtimeve dhe 11.7% mbipopullimi. Nga ana tjetër për 11.2% të qytetarëve të Tiranës është problem kryesorë uji i pijshëm dhe kanalizimet, për 9.6% është korrupsioni, për 8.6% është transporti publik, për 7.5% hapësira publike, për 7.2 Ekonomia dhe për 5.4% janë problem kryesorë taksat lokale.

Por kjo krahasuar me tre muaj me parë kjo renditje ndryshon në vend të parë si problem kryesor atëherë ishte trafiku dhe koha e shpenzuar në trafik me 30.3% pasuar nga infrastruktura rrugore me 26%, ndotja me 25%, kostoja e jetesës me 24.7%, uji i pijshëm me 19.7%, ndërtimet 17.3%, hapësirat publike me 14.2%, parkimet me 7.5%, papunësia me 6.7%, pastërtia me 6.2% dhe rrogat e pensionet e ulëta me 6.1%.

Kostoja e jetesës është një problem i shtuar për qytetarët e Tiranës nga 24.7% që ishte në shkurt, në mars ka shkuar 33.3% dhe në Prill 32.6%. Trafiku dhe koha e shpenzuar në trafik është një problematik që është rritur nga shkurti ku ishte 30.3% në 38.6% në mars por ka pasur një rënie në prill në 28.2%.

Ndotja e mjedisit është një problem që ka pësuar një ulje nga shkurti ku ishte 25% në 14% në mars dhe në prill ka pasur një rritje në 19.1%. Infrastruktura rrugore është një nga problemet që ka pësuar një zbritje nga shkurti që ishte 26% në 23.8% në mars dhe në 16.2% në prill. Hapësirat publike dhe parqet janë një problem që në 3 muajt e fundit ka pasur ndryshime nga 14.2% në shkurt në 17.3% në mars dhe në prill ka pasur një rënie në 12.8%. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI