Flash

Maskohej si postier për të vjedhur banesat, arrestohet "skifteri" shqiptar në Itali

Lapsi.al 28 April 2023
Maskohej si postier për të vjedhur banesat, arrestohet

Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Pistoias në Itali, pas akuzohet për vjedhje banesash. Në datën 21 prill, policë me rroba civile të ekipit të policisë gjyqësore rrugore Pistoia, gjatë aktivitetit të tyre të zakonshëm të kontrollit të qarkullimit rrugor, kanë vënë në krah një Peugeot 208 të bardhë, me të shkruar “Shërbimet Postare” anash.

Pavarësisht normalitetit në dukje, hetuesit nisën të dyshonin sepse “fonti” i shkrimeve dukej ndryshe nga ai që përdorej përgjithësisht nga shërbimi postar italian.

Për këtë arsye ata vendosën të ndiqnin automjetin në fshehtësi, duke mbërritur deri në Cantagrillo, ku makina ndaloi para një vile. Pas disa minutash vëzhgimi, oficerët panë një burrë që doli, i cili me nxitim veshi rrobat tipike të dikujt që punonte si postier, xhaketë fluoreshente, doreza dhe kapelë me të shkruar “shërbim postar”, u fut në makinë, me një dëshirë të dukshme për t’u larguar sa më shpejt. Në atë moment policët vendosën të ndërhynin, por shqiptari fillimisht tentoi t’i përplaste.

Më pas tentoi t’i godiste me shqelma dhe grushta, por pa ia arritur qëllimit. I bllokuar, u kontrollua dhe iu gjetën mjete për vjedhje, përveç pasurisë së sapo vjedhur nga shtëpia. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se ai ishte i njohur për policinë, i parregullt në territorin italian dhe marrës i masës paraprake, pasi prej gati dy vitesh ishte i pagjurmueshëm.

Edhe Peugeot nuk ishte “e pastër”. Përveç afisheve të parregullta, të aplikuara ad hoc për të simuluar veprimtarinë e shërbimit postar dhe për të mos ngjallur dyshime te banorët, targat e përdoruara rezultuan të vjedhura. Në fund, personi u arrestua dhe u shoqërua në burgun e Pratos në dispozicion të organit gjyqësor të Pistoias.

Të këshilluara

Ndryshojnë çmimet e karburantit në vend

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 28 Prill 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Si rrjedhojë çmimet e vendosura ...

15:47

Parashikimi i motit për fundjavën

Moti për fundjavën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, ku do të ketë prezencë të alternimeve dhe vranësirave kalimtar...

15:37

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI