Flash

Motra e Haklajve, 10 orë në SPAK/ Nuk do ketë vizitë në Tropojë

Lapsi.al 28 April 2023
Motra e Haklajve, 10 orë në SPAK/ Nuk do ketë vizitë në

Për gati 10 orë, nga ora 8 e mëngjesit deri në 20.00 të mbrëmjes është pyetur në SPAK, Aishe Haklaj. Motra e vëllezërve Haklaj ka dhënë dëshminë e saj për një kallëzim penal që babai i saj, Muharremi dhe motra Zylfia kanë bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për vrasjen e 4 djemve të familjes. Ajo është shkëpëtur për vetëm një moment kur ka marrë telefonin e saj ku pretendonte se në të kishte prova për t'ja paraqitur hetuesve.

Provat janë dorëzuar dhe për secilën prej tyre është mbajtur procesverbal. Pasi ka përfunduar marrjen në pyetje, Haklaj ka shkëmbyer disa fjalë me avokatin e saj Idajet Beqiri në oborrin e SPAK ndërsa ka bërë një prononcim për mediat.

“Me gjithë respektin e madh për mediat që keni kryer detyrën tuaj dhe keni qenë pushteti i vetëm të cilët kemi mundur t’i drejtohemi deri tani. Besimi ynë është ende në SPAK dhe GJKKO. Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka duhet të ruhet. Ne kemi këtu njeriun e besuar të familjes, avokatin Idajet Beqiri që ndoshta do t’ju japë më shumë”, - tha Aishja.

Ajo jeton në Suedi dhe gjatë qëndrimit në Tiranë raportohet se është shoqëruar nga forca të policisë. Sipas të njëjtave burime ajo nuk do të vizitojë Tropojën, por do të kthehet menjëherë në Suedi. Atje jeton edhe motra e saj, Zylfija që ka fituar azil politik. Ajo nuk mund të kthehet në Shqipëri pasi për të ka një urdhër-arresti për vrasjen e Rasim Lumneshit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ulet sërish çmimi i naftës

Çmimi i naftës është ulur sërish, duke prekur shifrën 174 lekë për litër. Ky është çmimi më i ulët për naftën, që Bordi i Transparencës ka vendosur që nga kr...

18:34

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI