Flash

OSBE/ODIHR publikon raportin e ndërmjetëm për zgjedhjet e 14 majit: Polarizim i thellë mes kryetarëve të partive

Lapsi.al 28 April 2023
OSBE/ODIHR publikon raportin e ndërmjetëm për zgjedhjet e 14

Në një kohë kur kanë ngelur vetëm 2 javë nga zgjedhjet e 14 majit, publikohet raporti i ndërmjetëm i OSBE/ODIHR. Në raport thuhet se mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë nëpërmjet kryetarëve të partive të madhe.

Në raport thuhet po ashtu se fushata deri më tani nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka qenë e moderuar. Sipas raportit përgjithësisht fushata ka qenë e moderuar, duke shtuar se MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie.

Në lidhje me financimet e partive, në raport shkruhet se garuesit mund të financojnë fushatën e tyre me fonde publike dhe private, ndërsa ligji parashikon kufizime.

“MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie. Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse kundër abuzimit me burimet shtetërore. Megjithatë, shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare.”, thuhet në raport.

Të këshilluara

Ndryshojnë çmimet e karburantit në vend

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 28 Prill 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Si rrjedhojë çmimet e vendosura ...

15:47

Parashikimi i motit për fundjavën

Moti për fundjavën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, ku do të ketë prezencë të alternimeve dhe vranësirave kalimtar...

15:37

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI