Flash

VIDEO/ Socialisti i dorëzon teserat Berishës: Jepja Taulantit dhe Belindës

Lapsi.al 30 April 2023
VIDEO/ Socialisti i dorëzon teserat Berishës: Jepja Taulantit dhe

Një kërkesë të pazakontë mori Sali Berisha gjatë takimit të zhvilluar këtë të diel në Fushë Arrëz. Në nisje të fjalës së tij është afruar në podium një qytetar që thoshte se ishte socialist i vjetër dhe i ka dhënë Berishës dy tesera të Partisë Socialiste që sipas tij nuk i duheshin më.

“Doktor Berisha, 30 vjet pas teje, unë kam qenë anëtar i Partisë së Enver Hoxhës. Kam punuar në të gjithë Europën, por tani ka ardhur koha për ndryshim. Me pensionet që ka vënë Rilindja... nëse e ke shok Edi Ramën unë po ja shes 2 tesera, një për Taulantin dhe një për Belindën. Jepjua atyre.

Nuk vazhdohet kështu. Ti besoj se i ke shok. Je i nderrum dhe i respektum gjithë jetën”, - u shpreh qytetari pas dorëzoi teserat. Në një reagim Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se qytetari ka bërë “një akt atdhetarie të vërtetë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI