Flash

Dyshimet/ Xhoi Ayoko u vra se ndihmoi lojtarin në kazino

Lapsi.al 1 May 2023
Dyshimet/ Xhoi Ayoko u vra se ndihmoi lojtarin në kazino

Për herë të parë, prokuroria ka një motiv për vrasjen e Xhoi Ayoko. Dyshohet se vajza nga Kenia bashkëpunoi me një lojtar që fitoi shuma të mëdha parash në kazino. Të paktën këtë mendonin personat që dyshohet se e thirrën për të dalë nga shtëpia dhe e rrahën për vdekje. Pas zbërthimit të celularit të Xhoit janë përforcuar dyshimet se natën e vrasjes ajo u thirr për të dalë nga shtëpia nga Rodi Barçi, i cili shoqërohej nga disa persona të tjerë.

Prokurorët kanë identifikuar edhe lojtarin që ka fituar paratë në kazino dhe pritet ta marrin në pyetje. Deri më tani nuk ekzistonte asnjë motiv për vrasjen e kenianes.

Lexo edhe: Shoferi i kazinosë mohon lidhjen apo konfliktin me vajzën nga Kenia

Joy Ayoko u gjet në gjendje kome jashtë hostelit ku qëndronte në muajin gusht të vitit të kaluar. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.

E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Rodi Barci, 32 vjeç, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin.

 

Të këshilluara

Berisha: Po më ndjek kudo hija e Tom Doshit

Gjatë një takimi me elektoralin e tij në Vaun e Dejës, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila. Por gjatë fjalës së tij ai sh...

20:12

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI