Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

(FOTO) I riu rumun ndërton një spital të lëvizshëm për Ukrainën

Lapsi.al 1 May 2023
(FOTO) I riu rumun ndërton një spital të lëvizshëm

Ky automjeti shërbente si autobus publik për banorët e Pila, në Poloninë veriore. Tashmë është i pajisur si një spital i lëvizshëm i mbuluar me çelik dhe armaturë. Ai synon të shërbejë si një strukturë mjekësore që mund të vendoset disa kilometra nga pozicionet e vijës së parë.

Projekti drejtohet nga i riu rumun, Rada Hossa, një aktivist nga Brasov, e cila ka fituar një numër të madh ndjekësish në mediat sociale për raportimin në gjuhën e tij amtare nga vija e frontit në Ukrainë. Hossu thotë se spitali i lëvizshëm i blinduar u projektua fillimisht nga një mik i tij ukrainas i njohur me nofkën ushtarake Angel. “Ai e kishte këtë ide për një kohë të gjatë”, thotë rumuni.

Shumë vdekje në luftën e Ukrainës ndodhën gjatë transportit të ushtarëve të plagosur rëndë nga pozicionet në vijën e frontit për në spitale shpesh larg llogoreve. Një nga ato vdekje ishte shoku i ngushtë i Hossu, Oleg Gubal, i cili u vra në nëntor 2022.

"Ai vdiq rrugës nga linja e parë për në spitalin më të afërt. Pra, nëse ky [spital i lëvizshëm i blinduar] do të ekzistonte në atë kohë, ai do të kishte një shans për të mbijetuar. Ai ishte engjëlli im mbrojtës ndërsa ne ishim në llogore. Ai gjithmonë e vinte veten mes meje dhe rrezikut”, - tha Hossu.

Pas vdekjes së ushtarit ukrainas, Hossu thotë se u ndje i detyruar për të përkujtuar mikun e tij. Ndaj dhe kompleksi i autobusëve të blinduar do të emërohet sipas emrit të ushtarit të rënë ukrainas.

"Doja të transformoja një tragjedi në diçka të mirë," - tha Hossu.

Spitali i blinduar do të pasohet nga një kamion që ka një seksion të blinduar në anën e pasme për dush dhe fjetje të mjekëve dhe infermierëve. Kamioni do të lyhet me të njëjtën ngjyrë jeshile pyjore si autobusi.

Hossu thotë se autobusi kushtoi rreth 130 mijë euro të dhuruara nga rumunët. Shumica e parave u shpenzuan për pajisje mjekësore dhe forca të blinduara ushtarake. Hossu pretendon se armatura nuk i shtoi më shumë peshë automjetit sesa do të kishte mbajtur kur kishte brenda pasagjerë si një autobus publik.

Fotot nuk tregojnë pamjen përfundimtare të mjetit që ende po punohet. Ajo duhet të dërgohet maj në linjën e frontit. FOTO: Amos Chapple, RFE/RL

May be an image of text

May be an image of text

May be an image of 1 person

May be an image of text

May be an image of 1 person, water heater and text

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI