Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Lubonja: Duhet të dalë një lëvizje dhe t'i thotë Ramës 'vaff**ulo'

Lapsi.al 1 May 2023
Lubonja: Duhet të dalë një lëvizje dhe t'i thotë

Për analistin Fatos Lubonja duhet të dalë një lëvizje dhe t'i thotë kryeministrit Edi Rama 'vaffanculo'.

Lubonja komentoi posterin e shumë diskutuar të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi me gishtat e mesit lart, ku tha se është normale, por varët sesi interpretohet dhe manipulohet në Shqipëri.

“Kam debatuar në lidhje me gishtin e mesit. Është goxha e përdorur në Itali ‘vaffanculo’. Në Milano ka një skulpturë me gishtin e mesit lart si shenjë refuzimi të fuqisë së parasë. Është një mënyrë komunikimi agresiv që s’ka të keqe, por varet si interpretohet. Nuk e di sa është kuptuar dhe manipuluar për të thënë se është banale. Duhet të kishte një lëvizje që të thotë ‘vaffanculo Ramës dhe qeverisë'. Këlliçi, duke qenë se është pak pjesë e klasës politike, stonon pak pasi edhe program nuk është për atë pastrimin e madh që ka nevojë Shqipëria. Ne bëjmë sikur jemi në një fushatë elektorale, por kemi denoncime që nuk janë nga deklarata e Ramës. Transport publik falas, të bën të mendosh se vështirë të bëhet pasi zgjedhjet janë të rrezikuara. Nuk është një fushatë e drejtë. Është si një film që e kam parë dhe e di fundin", tha Lubonja.

Ai deklaroi më tej se kandidatët e PS i sheh nën hijen e posterit të Ramës që thotë ‘më votoni mua me ngjyra lart, ose këta të dy me të zezë poshtë’.

"Të mazhoranca shoh atë që thonë ‘ne kemi qeverisur mirë dhe do vijojmë’, s’ka premtime të reja. Janë të bindur se kanë punuar për të fituar zgjidhjet pasi nuk ka zgjedhje të lira. Tirana po bëhet e pabanueshme për shkak të betonit që po hidhet për të pastruar paratë. Nuk ka hapësirë të gjelbër, parqe, askush nuk i mendon këto që janë të rëndësishme. Këta që mendojnë të blejnë një apartament, janë rritur shumë çmimet. Këto ulërasin për frenimin e tij dhe ndëshkim”, tha Lubonja. /BW/

Të këshilluara

Temat më të famshme të Met Gala

Pak orë na ndajnë nga ngjarja më e rëndësishme botës së modës Met Gala. Një ngjarje vjetore për mbledhjen e fondeve për Muzeun Metropolitan të Artit në qytet...

17:03

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI