Flash

Rrjedhje gazi në një qytet të Indisë, humbin jetën 11 persona

Lapsi.al 1 May 2023
Rrjedhje gazi në një qytet të Indisë, humbin jetën 11

Të paktën 11 persona kanë vdekur si pasojë e rrjedhjes së gazit në veri të Indisë. Viktimat përfshijnë gra e fëmijë në qytetin portual të Ludhiana në shtetin Punjab.

Disa persona u gjetën pa ndjenja në shtëpitë e tyre. Banorët u evakuuan pas kishin vështirësi në frymëmarrje, ndërsa 4 persona janë shtruar në spital.

Zyrtarët thanë se në zonë ishin zbuluar nivele të larta të gazit të sulfurit të hidrogjenit. Dyshohet se gazi mund të jetë përhapur nga pusetat.

“Ne do të mbledhim mostra nga pusetat. Ka shumë të ngjarë që disa kimikate të kenë reaguar me metanin në puseta. Njerëzit që shkonin për të blerë qumësht në mëngjes, ranë pa ndjenja”, tha zyrtarja Surabhi Malik..

Pranë zonës ku ndodhi rrjedhja e gazit ka disa fabrika.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI