Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Ukrainasi i dehur në Holandë, arrestohet me patentën e Boris Johnson

Lapsi.al 1 May 2023
Ukrainasi i dehur në Holandë, arrestohet me patentën e Boris

Policia holandeze arrestoi një person të përfshirë në një incident pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Por kur efektivët i kërkuan lejen e drejtimit, vunë re se në patentën e tij ishte shkruar Boris Johnson.

Më pas u zbulua se patenta ishte e rreme dhe i përkiste një shoferi ukrainas. Dokumenti ishte kompletuar me foton e ish-kryeministrit britanik dhe datëlindjen e tij të saktë. Supozohet se patenta është lëshuar në vitin 2019 dhe është e vlefshme deri në fund të vitit 3000.

Një zëdhënës i policisë holandeze, Thijs Damstra, tha se oficerët hetuan një incident pak pas mesnatës të së dielës, kur një makinë u përplas në një shtyllë pranë urës Emma në qytetin verior të Groningenit. Makina u braktis, por policia tha më vonë se shoferi ishte duke qëndruar në urë.

“Personi nuk mundi ta identifikonte veten dhe refuzoi të bënte një test të alkoolit”, - tha Damstra. 35-vjeçari, nga qyteti i vogël i Zuidhorn, në perëndim të Groningen, u arrestua dhe policia kontrolloi makinën. "Brenda, policia gjeti një patentë shoferi të rremë që i përkiste Boris Johnson," tha Damstra.

Policia e Groningenit shkroi në llogarinë e tyre në Instagram: “Fatkeqësisht për këtë person që ne nuk e hëngrëm falsifikimin e tij”. Policia nuk mund të thoshte se ku ishte bërë dokumenti i falsifikuar, por Kysia Hekster, një ish-korrespondente ruse për transmetuesin publik NOS, shkroi në një postim në Twitter t se patentat e rreme të drejtimit mund të bliheshin lehtësisht në dyqanet turistike në Ukrainë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI