Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Vrasësi portugez i Nikulajt u filmua në Shkodër duke sharë Ramën (VIDEO)

Lapsi.al 1 May 2023
Vrasësi portugez i Nikulajt u filmua në Shkodër duke sharë

Ky është portugezi Ruben Saraiva. Kjo video amatore është xhiruar në një nga lokalet e Shkodrës. Filmimet janë bërë vetëm pak ditë përpara se të ekzekutonte biznesmenin Ardian Nikulaj, në Shëngjin.

Portugezi i shpallur në kërkim ndërkombëtar shihet duke qeshur me disa persona të tjerë. Flet shqip dhe përdor një fjalor banal, me sharje që ia mësojnë ata që ka përreth.

Hetimet e policisë zbuluan se ai kishte hyrë në Shqipëri që më 14 Shkurt dhe ka qëndruar në Shkodër e Lezhë me Edmond Haxhinë deri më 19 Prill, kur ekzekutoi 50-vjeçarin Nikulaj.

Një vajzë, që kishte lidhje Haxhinë ka treguar se Saraiva e kishte bazën në shtëpinë e Haxhisë në Kakarriq të Lezhës, por frekuentonte vazhdimisht edhe Shkodrën.

Saraiva dhe Harry Simson janë dy personat e vetëm në arrati nga 6 të shpallurit në kërkim. Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Tomas Mithan dhe Harriet Bridgeman u kapën në Londër, në zona të ndryshme, të shtunën e 29 Prillit.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat e ekstradimit dhe seanca e parë gjyqësorë do të jetë në Londër më 5 Maj. Sipas procedurave, vendimi duhet dhënë brenda 45 ditësh.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur për Tv Klan se kërkimet për Saraivën dhe Simson po zhvillohen edhe në Itali.

Ndërkohë, Tv Klan mëson se familja Nikulaj nuk do ta ndjekë këtë çështje privatisht, pasi ka hequr dorë nga vetëgjyqësia dhe ka nxjerrë nga ngujimi familjen Haxhia, duke ia lënë këtë çështje drejtësisë./Tv Klan

https://www.youtube.com/watch?v=JFGrnjGp51w&embeds_euri=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title

Të këshilluara

Temat më të famshme të Met Gala

Pak orë na ndajnë nga ngjarja më e rëndësishme botës së modës Met Gala. Një ngjarje vjetore për mbledhjen e fondeve për Muzeun Metropolitan të Artit në qytet...

17:03

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI