Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"E mori një shok në telefon, dëgjuam llafe se mund të ishin në Vrinë", flet vëllai i Sulovarit

Lapsi.al 2 May 2023
"E mori një shok në telefon, dëgjuam llafe se mund të

Vëllai i Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqit, një nga 46-vjeçarët e zhdukur pa gjurmë në Sarandë, ka mohuar që familja e tij të këtë konflikte.

Pasi u mblodhën para Drejtorisë së Policisë së Shtetit, një përfaqësi e familjarëve të dy 46-vjeçarëve, u takuan me drejtues të këtij institucioni. Gëzim Krasniqi tha për mediat se vëllai i tij nuk ka pasur asnjë konflikt dhe se me të zhdukurin tjetër Leonard Thodhori, i njohur si ‘Koçolja’, ishin të njohur, por jo miq.

“Duam që të gjenden trupat dhe t’i çojmë në shtëpi. Policia na tha; do nisim shumë shpejt kërkimet. Nuk më dhanë shpresë. Më thanë se jemi në rrugë, po vijojmë hetimet. Ne ia kemi lënë në dorë Policisë së Shtetit. Jam vëllai i Fatmirit. Besoj u sqaruam me policinë. Takimi im me vëllain ishte në datën 6. Ishte takim normal.

E mori një shok në telefon. S’ka pasur probleme.. Ne s’kemi pasur probleme deri në këtë pikë. S’kemi asnjë dyshim. Leonardin e ishte të njohur. Ata kanë qenë të njohur, jo shok. Unë vetë si Gëzim s’e kam njohur Leonardin. S’e di se për çfarë toke bëhet fjalë. Dëgjuam llafe njerëzisht se ata mund të ishin në Vrinë”, tha ai.

Të këshilluara

Zgjedhje pa garë për Vlorën

Më 14 prill të këtij viti, një muaj larg ditës së zgjedhjeve, kryetari aktual i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli i dha dorën në mënyrë ceremoniale kandidatit sociali...

17:39

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI