Flash

Humb jetën 25-vjeçarja/Po kthehej me motor elektrik nga puna

Lapsi.al 2 May 2023
Humb jetën 25-vjeçarja/Po kthehej me motor elektrik nga puna

Një 25-vjeçare e identifikuar si Rita Scisciotta ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Napoli, teksa ishte duke u kthyer nga puna që bënte në lokal.

E reja ishte duke drejtuar një motor elektrik, kur është përplasur papritur duke humbur kontrollin e mjetit

.Sipërfaqja e rrëshqitshme e rrugës, lodhja, ndoshta një sëmundje që mund ta kishte kapur papritur Ritën teksa po drejtonte motoçikletën, janë hipotezat e para të policisë e cila ka rindërtuar shkaqet e aksidentit.

Në vendngjarje nuk ka pasur shenja të ndonjë frenimi të papritur, çka tregon se në momentin e përplasjes nuk ka pasur mjet tjetër, i cili të jetë bërë burim aksidenti.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI