Flash

Humbin jetën 6 persona, stuhia e fortë merr përpara makina dhe kamionë në SHBA

Lapsi.al 2 May 2023
Humbin jetën 6 persona, stuhia e fortë merr përpara makina dhe

Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku një stuhi e fuqishme ere ka marrë para makinat duke shkaktuar vdekjen e 6 personave.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Interstate 55  në jug  të Illinois , ku si pasojë e stuhisë janë përplasur shumë makina duke shkaktuar dhjetëra të plagosur dhe 6 viktima.

Sipas shefit të policisë së shtetit të Illinois, Ryan Starick ka theksuar se më shumë se 30 persona, nga mosha 2 deri në 80 vjeç, u trajtuan për lëndime që varionin nga të vogla deri në ato të rrezikshme për jetën.

“Shkaku i përplasjes është për shkak të erërave të forta që fryjnë në zonë dhe shpërthejnë pluhur nga fermat përgjatë autostradës, duke krijuar nje situate kaotike ku nuk mund te shihej asgjë,” tha Starick.

Në aksident  u përfshinë  rreth 40 deri në 60 makina pasagjerësh dhe disa kamionë,kjo ngjarje   ndodhi pak pas orës 11 të mëngjesit

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI