Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Kërcënonte dhe dhunonte gruan, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Lapsi.al 2 May 2023
Kërcënonte dhe dhunonte gruan, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Për ta mbajtur atë larg gruas së tij dhe për të mos e keqtrajtuar, nuk mjaftoi as një urdhër mbrojtje pasi në qershor të vitit të kaluar ai ishte kthyer në shtëpinë e gruas duke e terrorizuar. Tashmë Besnik Rreshka, 37-vjeçari shqiptar me banim në Vicenza është dënuar me 2 vite burg pasi ka kanosur dhe keqtrajtuar gruan e tij, një bashkatdhetare 32-vjeçare.

Sipas mediave italiane, majin e kaluar, Rreshka kishte kërcënuar gruan e tij duke i thënë “nëse flet në polici të betohem se do të vras” dhe menjëherë më pas, para hetuesve të policisë gjyqësore që kishin ndërhyrë ndërkohë, 37-vjeçari kishte vazhduar me kërcënimet: Do të të vras, do të vij të të marr në Shqipëri dhe do të të bëj të paguash, do të të ha.

Por sulmet verbale shpesh janë pasuar edhe nga ato fizike. Me ardhjen e Rreshkës duke rrahur gruan e tij për arsye të parëndësishme që lidhen me xhelozinë, ai edhe e kishte kërcënuar me armë zjarri: Do të të vras, do të vras!

Qershorin e kaluar, Rreshka, megjithëse kishte marrë urdhrin për t'u larguar nga shtëpia bashkëshortore ishte paraqitur para shtëpisë së saj duke shtypur butonin e telefonit me qëllim për ta takuar.

Gruaja filloi të shqetësohej menjëherë. Mendimi për të qenë sërish ballë për ballë me të shoqin i kishte ftohur gjakun. Në grahmat e frikës dhe ankthit, ajo kapi telefonin pa humbur asnjë moment dhe thirri Policinë. Policët kishin mbërritur në shtëpinë e 32-vjeçarit brenda pak minutash, por Rreshka nuk ishte më para shtëpisë. Kur e kuptoi se gruaja e tij kishte thirrur Policinë, ai ishte futur në makinë dhe ishte nisur me shpejtësi të plotë me shpresën se do t'i shpëtonte uniformave blu. Megjithatë u prangos.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI