Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Kishin mbushur kamionin me kokainë, pranga shqiptarit dhe rumunit në Itali

Lapsi.al 2 May 2023
Kishin mbushur kamionin me kokainë, pranga shqiptarit dhe rumunit në

Policia e Novarës ka ushtruar kontroll në zonë në kuadër të operacioneve antidrogë, ndërsa në pranga janë vënë dy persona, njëri prej tyre shqiptar.

Në kuadër të operacionit karabinierët kanë ndaluar një kamion, i cili drejtohej nga një shtetas rumun, ndërsa pasagjer ishte shqiptari. Nisur nga nervozizmi i dy personave të ndaluar, policia vendosur të kryente kontroll të imtësishëm në kamion.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në sediljet e pasme 6 kg kokainë të paketuar dhe 3000 euro cash. Shqiptari dhe shoku i tij rumun ndodhen në paraburgim në Novara, duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia italiane.

Të këshilluara

Zgjedhje pa garë për Vlorën

Më 14 prill të këtij viti, një muaj larg ditës së zgjedhjeve, kryetari aktual i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli i dha dorën në mënyrë ceremoniale kandidatit sociali...

17:39

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI