Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Rama: Eshtë rritur tendenca e atyre që kthehen në vend

Lapsi.al 2 May 2023
Rama: Eshtë rritur tendenca e atyre që kthehen në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinj në Korçë, deklaroi se ka një tendencë të kthimit në vend. Kreu i qeverisë, theksoi se të rinjve do iu jepen më shumë mundësi.

“Flitet shumë për ata që ikin, por jo për ata që kthehen. Kemi vënë re një tendencë në rritje të kthimeve, por ama sot janë një në 3 apo 4 që kthehen. Ata që kanë qenë për një kohë të caktuar në emigracion apo ata që shkojnë dhe kthehen më shpejt sepse nuk gjejnë atë që imagjinojnë.

Thjesht dua të nënvizoj më shumë pjesën që tha djali, nevojën për më shumë optimizëm në raport me mundësitë dhe me potencialin e madh që ka çdo vend. Në kushtet ku Shqipëria po bëhet çdo vit e më shumë një atraksion turistik, një vend ku nevoja për shërbime cilësore është shumë e madhe dhe ku mundësia për të krijuar biznese shërbimesh që nga ato të vogla që sjellin të ardhura të konsiderueshme më të mëdha se ato që fitohen jashtë duke punuar për dikë tjetër në industrinë e mikpritjes apo shërbime online.”, tha kryeministri Rama.

Rama shtoi se tanimë është një fakt që Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e të huajve qoftë për ta vizituar por edhe për të bërë biznes.

“Shqipëria po bëhet gjithmonë e mirë e mirë dhe do të jetë shumë më e mirë në vitet e ardhshme por ka hyrë në një kthesë të madhe pa kthim dhe hapja e Shqipërisë si një dritare dhe mundësi e re në sytë e botës për t’u parë dhe vizituar, për të bërë biznes është tanimë një fakt i ri me të cilin do të jetojmë në të ardhmen dhe do të përfitojmë shumë.”, tha Rama.

Të këshilluara

Zgjedhje pa garë për Vlorën

Më 14 prill të këtij viti, një muaj larg ditës së zgjedhjeve, kryetari aktual i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli i dha dorën në mënyrë ceremoniale kandidatit sociali...

17:39

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI