Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Rama premtoi rritje pagash për administratën, shtyhet afati për ekzekutimin e vendimit

Lapsi.al 2 May 2023
Rama premtoi rritje pagash për administratën, shtyhet afati për

Qeveria ka shtyrë pas zgjedhjeve të 14 majit plotësimin e premtimit për rritjen e pagave të administratës publike. disa ditë para zgjedhjeve Kryeministri Rama premtoi rritje pagash brenda muajit prill, por ministrja e Financave Ibraimaj tha këtë të martë se besonte që pagat do rrriteshin brenda muajit Maj.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua t’ju them se specialistëve më të ulët nga 49 mijë lek në 81 mijë lekë”- ka thënë Rama më 7 prill të këtij viti.

Edhe pse nuk ka një arsye zyrtare të shtyrjes së afatit të premtuar nga vetë Kryeministri, ministrja e financave Delina Ibrahimaj u shpreh se ky vendim vjen si pasojë e pr.ligjit për hierarkinë e pagave që u bllokua para disa ditësh nga deputetët e të dy krahëve politikë në komisionin e ekonomisë.

“Me miratimin e këtij ligji ne do të kemi mundësi që të vijojmë me miratimin e vendimeve të këshillit të ministrave për pagat e administratës publike.Fakti që ky ligj nuk u miratua nga parlamenti brenda muajit Prill sic ishte parashikuar nga qeveria do të thotë që pagat e administratës publike do të fillojnë të rriten pas miratimit të këtij ligji që besoj do të jetë brenda muajit Maj.Pra pagat e administratës publike do të rriten nga Maji dhe do të ketë efekt me pagat që do të merren në Qershor”- ka thënë Ibrahimaj.

Në draftin e propozuar nga qeveria parashikohet ndër të tjera, që rroga e Presidentit të Republikës nga 257 mijë lekë në muaj që është aktualisht të rritet në 425 mijë lekë në muaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI