Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Roboti fekondon 2 fëmijë në SHBA me një levë PlayStation 5

Lapsi.al 2 May 2023
Roboti fekondon 2 fëmijë në SHBA me një levë

Teknologjia ka sjellë ndryshime dhe risi të shumta në sektorë të ndryshëm të jetës së përditshme që nga shpikjet për qëllime mjekësore e deri tek ato më futuriste, robotët që po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë profesionalizmin njerëzor. Një zhvillim i fundit, tronditës është ai i një roboti injektues të spermës. Mos u habitni, por ai kontrollohet me një levë PlayStation, i cili fekondoi me sukses vezët e njeriut, duke rezultuar në dy fëmijë të shëndetshëm.

Sipas një raporti nga “MIT Technology Review” një nga inxhinierët në startupin spanjoll “Overture Life” dhe i përfshirë në zhvillimin e robotit të parë inseminues në fushën e mjekësisë së fertilitetit ka arritur të perfeksionojë këtë procedurë. Studiuesi drejtoi me sukses një gjilpërë të vogël të mekanizuar gjatë procedurave të fertilizimit in vitro (IVF) duke përdorur levat e krijuara nga Sony për PlayStation 5.

Falë kësaj teknike, qelizat e spermës u depozituan me kujdes në disa vezë njerëzore disa herë. Sipas ekipit, procedurat rezultuan në embrione të shëndetshme, të cilat çuan në lindjen e dy vajzave. Ato janë individët e parë të lindur pas procesit të fekondimit me ndihmën e teknologjisë së automatizuar.

“Kam qenë i qetë. Në atë moment mendova: "Është thjesht një eksperiment tjetër", - tha Eduard Alba, një student i inxhinierisë mekanike që ishte përgjegjës për pajisjen e injektimit. Sipas ekspertëve, ky është vetëm hapi i parë drejt automatizimit të plotë të procesit.

Zakonisht laboratorët IVF kanë staf me embriologë shumë të trajnuar, të cilët mund të fitojnë mbi 125 mijë dollarë në vit. Ata janë përgjegjës për manipulimin e kujdesshëm të spermës dhe qelizave vezë me ndihmën e gjilpërave të zbrazëta ultra të holla dhe mikroskopëve të fuqishëm.

Startapi “Overture Life” ka marrë 37 milionë dollarë nga kompanitë që kanë vendosur të investojnë në këtë teknologji. Sipas tyre pajisja shënoi përfundimisht hapin e parë drejt automatizimit të fekondimit in vitro dhe potencialisht do ta bëjë procedurën shumë më pak të kushtueshme dhe shumë më të zakonshme se aktualisht.

"Koncepti është i jashtëzakonshëm, por është një hap i vogël" - tha Gianpiero Palermo, i cili zhvilloi procedurën e zakonshme të injektimit intracitoplazmatik të spermës në vitet 1990, duke shtuar se inxhinierët e Overture ende duhet të ngarkojnë manualisht spermatozoidet në gjilpërat e injektorit, duke nënvizuar në çdo rast "nuk është ende një procedurë plotësisht robotike" - tha ai. ©TG Com, LAPSI.al

https://twitter.com/aympontier/status/1651154593928077313?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1651154593928077313%7Ctwgr%5Ec308604572ad25415be37813cd5e696edd0adf4d%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tgcom24.mediaset.it%2Fmastergame%2Fnews%2Fusa-robot-feconda-ovuli-grazie-a-un-controller-playstation_64196286-202302k.shtml

Të këshilluara

Zgjedhje pa garë për Vlorën

Më 14 prill të këtij viti, një muaj larg ditës së zgjedhjeve, kryetari aktual i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli i dha dorën në mënyrë ceremoniale kandidatit sociali...

17:39

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI