Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Asfalti elektoral i Veliajt, 'shpërthen' Gent Zenelaj: Më ke lënë 15 vite mes baltës për një rrugë që e shtron për 24 orë?!

Lapsi.al 3 May 2023
Asfalti elektoral i Veliajt, 'shpërthen' Gent Zenelaj: Më ke

Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj shpërtheu në studion e televizionit “Top Channel” ndaj mungesës së investimeve në lagjen ku jeton prej gati 15 vitesh te Parku i Autobusëve në Tiranë. Ai u shpreh se ka jetuar gjatë kësaj kohe mes baltës dhe një mëngjes, para pak ditëve, pa se të gjitha rrugët ishin shtruar me asfalt. Aktori shfryu ndaj pushtetit vendor që ka marrë paratë e taksave kot dhe nuk u ka kthyer qytetarëve shërbimet elementare, si rruga. Zenelaj është ndër artistët e paktë kritikë ndaj administrimit të bashkisë së Tiranës nga Veliaj, ndërsa disa kolegë të tij kanë dalë në video mbështetëse ndaj kandidatit të PS-së për një mandat të tretë.

[video width="288" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/64524b9b8d57d-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI