Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Berisha: OSBE tregoi për Ramën fshehjen e 200 milionë eurove në offshore

Lapsi.al 3 May 2023
Berisha: OSBE tregoi për Ramën fshehjen e 200 milionë eurove

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka vjedhur paratë e shqiptarëve. Nga Përrenjasi, Berisha tha se Rama jeton në saraje me 57 metër gjatësinë e themeleve dhe se OSBE-ja e akuzoi për fshehje të 200 milionë eurove.

“Nuk vijnë sepse i kanë xhepat e mbushur me para të vjedhura. Nuk vijnë sepse nuk i lejon Edi Rama, sepse Edi Rama duhet të dalë me mua po të vijnë ata. Rama duhet të kthejë xhepat. Rama nuk del dot kurrë të përballet me Sali Berishën sepse jeton në saraje me 5 mijë metër katror oborrin, jeton në saraje me 57 metër gjatësinë e themeleve, jeton në sarajet e ndërtuara me materialet më të kushtueshme, ndërkohë kishte deklaruar 3900 euro dhe 400 mijë lekë. Nuk del dot sepse u akuzua nga OSBE në 2014 se ka fshehur ofshore 200 mln euro. Nuk guxoi ti thotë një fjalë", deklaroi Berisha.

Ai akuzoi më tej Ramën se u ka dhënë tendera familjarëve të tij.

"Ai ka familjarë, unë kam familjarë dhe po të vijë ai këtu para jush unë nga kjo librari dixhitale unë nxjerr qindra tendera të familjarëve të tij, të baxhanakut Armando Fangut, të thjeshtrës, të kushërinjve etj. Nuk nxjerr dot asnjë dokument, Sali Berishën e kontrolloi gjithë bota dhe gjeti turpin e atyre që e akuzuan, nuk gjeti asgjë. Nuk del dot. Ndaj dhe ndryshimi në 14 është nga më të mëdhenjtë që ka ndodhur ndonjëherë”, tha Berisha.

Të këshilluara

Tiranë, makina merr flakë në ecje

Një automjet është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në Shkozë, Tiranë, ku ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur ...

19:59

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI