Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Dëshmitarët e vrasjes së biznesmenit nga portugezi: Kush ishin dy personat kryesorë që ndihmuan në zbardhjen e çështjes “Nikulaj”

Lapsi.al 3 May 2023
Dëshmitarët e vrasjes së biznesmenit nga portugezi: Kush ishin dy

Një banakier dhe kamarier që i shërbyen vrasësit dhe informatorëve por edhe viktimës Ardian Nikulaj, ishin po aq te vlefshëm sa edhe teknologjia e kamerave dhe ADN për të orientuar hetuesit mbi dyshimet e tyre.

Ata treguan për një klient të shqetësuar dhe që fliste anglisht dhe që më pas doli se ishte informatori i cili sinjalizoi portugezin për të vrarë.

Në fashikullin hetimor që Top Channel disponon, përmendet se ditën kur u vra Nikulaj, kamarieri shpjegon se i kishte tërhequr vëmendjen një i huaj, i cili komunikonte anglisht dhe porosiste birra’.

“Më bëri përshtypje pasi personi në fjalë kryente lëvizje të dyshimta dhe fliste në telefon dhe nuk ishte i qetë”, deklarojnë dy dëshmitarët okulare.

Ky person i shqetësuar, që më pas u identifikua si Herry Simpson dyshohet se njoftoi vrasësin Ruben Saraiva, i cili pas dështimit të tre vëzhguesve të mëparshëm ia doli mbanë të jepte informacionin e duhur për Ardian Nikulajn. Pas vrasjes së tij, portugezi Saraiva u largua me motor, kurse Simson la në mes lojën e bilardos dhe pasi mori taksi iku nga Shqipëria përmes aeroportit.

Edhe dëshmitari A.K. tregon se si tre orë para krimit, portugezi që qarkullonte me motorin me targa të huaja duke i ofruar 2 mijë lekë të reja, i kërkoi karburant duke i thënë “ten lekë” që do të thoshte dhjetë lekë. “E kuptova“, thotë dëshmitari që donte 10 mijë lekë karburant benzine dhe më pas i ktheva kusurin/TCH

Të këshilluara

Tiranë, makina merr flakë në ecje

Një automjet është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në Shkozë, Tiranë, ku ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur ...

19:59

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI