Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Detajet/ Nuk bëri rezistencë, si u arrestua autori i vrasjes së 51-vjeçarit në Shkodër

Lapsi.al 3 May 2023
Detajet/ Nuk bëri rezistencë, si u arrestua autori i vrasjes së

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i autorit të vrasjes së Petrit Vuksanit në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi në një lidhje live për News24 se Lekë Vuksani, është arrestuar pranë vendit të ngjarjes, në një banesë afër spitalit të Shkodrës.

Po ashtu raportohet se i riu ishte i armatosur në momentin kur policia dhe forcat speciale RENEA ndërhyn në banesë, ndërkohë që autori i dyshuar i vrasjes nuk bëri asnjë rezistencë. Ndonëse viktima dhe autori kanë një mbiemër, ata nuk kanë asnjë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se viktima i kishte dhënë me qira banesën autorit, ndërsa të dy dyshohet se janë zënë për lekët e qirasë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI